MARKATA E SHIJES: Krijimi i grupeve të interesit

MARKATA E SHIJES: Krijimi i grupeve të interesit

Në kuadër të zbatimit të projektit të IADSA “Korça Food Hub: Sustainable Rural Development through Regional Branding”, në ambjetet e Hotel Life Gallery, salla e Konferencave, Korçë, dt. 27 Shtator 2017, ora 12.00 u zhvillua aktiviteti me temë “Ngritja e Grupeve të Interesit”. Synimi i këtij takimi ishte identifikimi dhe ngritja e marrëdhënieve me shtyllat kryesore të tregut, të cilët do të jenë njëkohësisht edhe aktorët kryesor gjatë zbatimit të projektit Markata e Shijes, sic do të njihet në vijim.

Ky takim, që zgjati rreth dy orë, u çel nga Drejtori i Agjencisë për Zhvillimin Rajonal nr. 3, Z. Litian Broka dhe u pasua nga përshëndetja e Kryetarit të Bashkisë Korcë, Z. Sotiraq Filo.

Në vijim, u dha një përshkrim i detajuar i projektit nga menaxherja e këtij projekti Znj. Jonida Cako nga Instituti Adriapol dhe Z. Claudio Polignano, përfaqësues i Rajonit të Puglia-s në Shqipëri, të cilët u pasuan nga një debat mjaft i frytshëm me anëtarët e grupit të interesit. Më konkretisht, Dekani i Fakultetit të Bujqësisë Z. Gjergji Mero, Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Z. Roland Cela, si edhe fermerë dhe prodhues me pakicë të ftuar në takim shkëmbyen mjaft mendime dhe propozime rreth vijimit të projektit.

Është i padiskutueshëm kontributi që ky grup i formuar do të japë gjatë zhvillimit të projektit dhe pas tij.